Arian Galdini
Të premten nuk e kam ndjekur dot, por tani sapo e pashë në internet klithmën e Kastro Zisos tek "Zonë e Lirë", për humbjen e nënës së tij. Ndërkohe që tani sapo mësova edhe një lajm të trishtë se edhe miku e vëllau im Felix Bilani sapo ka humbur nënën.
Besomëni që ndihem tmerrësisht i dhimbur nga klithma e Kastro Zisos dhe vuajtja e Felix Bilanit.
E them me vete, imagjinoni kur dy njerëz publike, dy artistë ndihen kaq të pambrojtur përballë mizorisë së sistemit shëndetësor shqiptar, çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë e të varfër?
Kur vjet unë kërkova ndihmë, mbështetje, inkurajim pikërisht sepse kuptova, ndjeva, zbulova të gjithë ligësinë dhe cnjerezinë e sistemit shëndetësor shqiptar, mbeta i vetmuar.
Ndonëse bëra denoncimin publik rastin e familjarit tim, ndonëse për javë e javë të tëra çështja e shëndetësisë shqiptare dhe e poshtërsisë e makabritetit që ndodh sidomos tek Onkologjiku, si edhe ajo e ilaceve te skaduara, ishte lajm në cdo gazetë e tv, unë thirra forume publike e mbeta prapë vetëm.
Sensibiliteti u bë i jashtë zakonshëm por mbështetja dhe reagimi qytetar ishte në nivele katastrofikisht e ulët.
Mafia e Farmaceutikës, Qeveria dhe i gjithë pushteti më shpallen mua armik, më kërcënuan personalisht dhe familjarisht.
Opozita e ktheu këtë çeshtje në një debat parësor në Kuvend e Foltore.
E megjithatë reagimi qytetar ishte tejet zhgënjyes.
Ndërkohë që në inbox mua më kane ardhur asokohe mbi 6000 denoncime, ndonëse publiku si kurrë më parë ishte i gjithi në këmbë, reagimi qytetar ishte pabesueshmërisht zhgënjyes.
Ka mbi 1 vit që e gjithë shoqëria shqiptare e di se cfarë hajduti e koruptopati barbar ështeë Ilir Beqaj, e gjithesesi, reagimi qytetar është tmerrësisht zhgënjyes.
Nëse kur kjo betejë nisi vjet në do të ishim bërë të gjithë bashkë, këto që dëgjojmë sot nga Kastro Ziso dhe Felix Bilani, ndoshta do të kishin qenë histori me më shumë shpresë dhe humanizëm.
Por ja që asgjë nuk ka ndryshuar, e duhet të dalë tek Arian Cani, e të këlthasë Kastro Ziso që ne të rishkundemi nga themelet.
Sepse asgjë nuk ka ndryshuar, se kurrë nuk ditëm të bëhemi bashkë për ta ndryshuar këtë realitet.
Nëse do të ishim bërë bashkë, nëse do të jemi bashkë, e do të bëhemi njeë dite bashkë, shumëçka mund të ndryshojë për mirë.
Ndaj e ndjeva sot që të ndaj me këtë mesazh sepse dua të përsëris se duhet ta gjejmë mënyrën që të mos e lemë vetëm njëri tjetrin.
Që të jemi bashkë unë po them se unë jam Kastro Ziso, unë sot jam Felix Bilani.
Zoti u lehtësoftë dhimbjen Kastro Zisos dhe Felix Bilanit.
Zoti na dhënte urtësi e kurajo për tu bërë bashkë të gjithë ne.





