Presidenti Ilir Meta ka uruar sot festën e Shën Valentinit në krah të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Në foton e postuar shihen të dy të buzëqeshur, në mes të gjelbërimit.

“Gëzuar Shën Valentinin nga ne!”, shkruan Meta.

Këtë foto e ka shpërndarë më pas si postim të Presidentit edhe kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, me të njëjtin urim.