Administratori i një kopshti privat në Durrës, shtetasi E.K., 51 vjeç është akuzuar nga një punonjëse e tij se nuk i ka paguar sigurimet shoqërore për 2 vjet.

Sipas policisë, 25-vjeçarja Xh.K. ka konstatuar se, pavarësisht se punonte prej 2 vitesh në kopshtin e administruar nga 51-vjeçari, asaj nuk i janë paguar sigurimet.

51-vjeçari E.K. akuzohet për “Mashtrim” dhe “Fshehja e të ardhurave”.