Sot është luajtur ndeshja e Superligës midis Vllaznisë dhe Teutës në "Loro Boriçi" e cila ka përfunduar me rezultatin 0-0.

Por gjatë ndeshjes në stadium kanë ikur dritat, dhe tifozët kanë shpërthyer në thirrje: Rama ik!

Kjo thirrje na ktheu edhe një herë në memorie datën 17 nëntor, kur në stadiumin "Air Albania" tifozët bënë të njëjtën thirrje, kur kryeministri ishte vetë i pranishëm.