Meryl Streep 75-vjeç, dhe Martin Shot 74, prej kohësh kanë qenë në vëmendje të mediave pasi për ta është aluduar se janë në një lidhje romantike së bashku.

Mirëpo vazhdimisht prej tyre është këmbëngulur se janë thjesht miq. Së fundmi PageSix ka raportuar se dyshja jo vetëm që janë në një lidhje së bashku por edhe kanë më shumë se një vit.

Një burimi i brendshëm i çiftit raportoi se kur Meryl dhe Martin u takuan për herë të parë ata nuk ishin në kërkim të një romance. Romanca e tyre, thotë burimi i brendshëm, ‘i befasoi’.

Romanca me sa duket është miratuar nga miqtë, familja dhe fëmijët e tyre gjithashtu, me burimin që thotë se të gjithë “e miratojnë marrëdhënien e tyre dhe mendojnë se janë të adhurueshëm së bashku”.

Veteranëtt e Hollivudit, të cilët luajnë të dashuruarit Loretta Durkin dhe Oliver Putnam në Hulu’s Only Murders In The Building, ndezën thashethemet se ata po takoheshin në jetën reale, pasi u fotografuan së bashku në shumë raste që nga fillimi i vitit 2024.

Dyshja madje u mbajtën për dore në një ngjarje për serinë e tyre hit Hulu gushtin e kaluar.