Kosovë, 24 qershor 2014 – Një ndërmarje me emrin “Dunav mineral” në njw vendbanim shqiptar me emrin Tularë, në komunën e Medvegjës, ka zbuluar miliona tonë ari dhe bakër. Sipas Yellow Creek, thuhet se aty ka 547 tone minerale prej ari.
“Në këto depozita është përcaktuar përmbajtja e 0.22 gram për ton ar dhe 0.23 për qind bakër. Kjo nënkupton 1.260.000 ton bakër dhe 120 ton ar”,-ka deklaruar menaxheri për hulumtime Phil Fox, raporton Express.
Ai ka shpjeguar në vazhdim se “duke pasur parasysh rezultatet inkurajuese, ne jemi duke vazhduar me zhvillimin e studimeve të vlerësimit ekonomik për vlerësimin e ndikimit në mjedis, studimet teknologjike dhe metalurgjike, dhe studimet sociale. Rezultatet preliminare të studimit priten deri në fund të këtij viti”.
“Minerale Danubit” është një kompani e regjistruar në Serbi me kapital kanadez dhe punëson rreth 30 njerëz. Pas zbulimit te kesaj pasurie nëntokësore të miliona toneve ar në vendbanimet shqiptare është krejt e kuptueseme pse viteve te fundit në keto vise shqiptare, të njohura si Kosovë Lindore u bënë spastrime etnike. Në fakt dikur Medvegja ishte e banuar me shumicë shqiptare, kurse sot as per pakicë nuk mund te flitet. Vetëm 400-500 shqiptare kane mbetur jo si dikur qe kishte 4000-5000 shqiptarë?!.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





