Nga Shefqet Kërcelli

Paraditen e 7 prillit, dhjetra detarë durrsakë ju bashkuan ceremonisë përkujtimore në respekt të rezistencës antifashiste të 7 prillit 1939, ku spikati akti heroik i Kapterit të Marinës Mbretërore, Mujo Ulqinaku.

Pas fjalës së rastit mbajtur nga drejtori i kulturës në bashki, Adrian Gurra, zyrtarë të institucioneve vendore e qendrore dhe përfaqësues të shoqatave atdhetare e të shoqatës së detarëve "Adrijon" vendosën kurora me lule në monumentin e Heroit të Popullit, Mujo Ulqinaku.

Pas kësaj ceremonie detarët durrsakë u mblodhën përsëri tek pallati i kulturës "Aleksandër Moisiu" për të diskutuar shqetësimet dhe të drejtat e pazgjidhura nga qeveritë e ndryshme në Shqipëri.

Kryetari i shoqatës, Kapiten Aleksandër Gjermeni, mbajti fjalën e rastit dhedetarët durrsakë Bahri Gurri, Enver Kokomani, Galip Dedeja, Nexh Allushi, Xhemal Molla, etj. ngritën disa probleme kyçe të jetës së marinarëve si çështje të statusit të tyre të anatemuar nga çdo qeveri, ndërkohë që kontributi i tyre përfshin 50% të ekonomisë shqiptare, marrja parasysh e viteve të punës, e vështirësive në det, mungesa e një zyre pune që do të shërbejë jo vetëm për takime pune, por dhe si muze e bibliotekë për detarët, vlerësimi i shoqatës së detarëve, që nuk mund të krahasohet për nga numri i anëtarëve dhe rëndësia me asnjë shoqatë tjetër.

Këtyre diskutimeve të rëndësishme jo vetëm për detarët si simbol i qytetit të Durrësit, por dhe rolit specifik në çështjet social-ekonomike të qindra familjeve i vuri kapak detari i vjetër Nexh Allushi, me një thënie proverbiale.

“Pas vitit 1990, të gjithë zanatçinjtë morën nga një gjë, deri tek berberi që mori një dhomë e karrike, ndërsa për ne marinarët nuk ngeli asnjë copë llamarinë anije, pra ngelëm me gisht në gojë”, tha zoti Allushi, fjalë që u përshëndet nga të pranishmit.

Në vijim të takimit, detarët theksuan nevojën e hartimit të statusit të tyre, ashtu si kolegët e vendeve të tjera, gjithashtu gjetjen e një ambienti të përshtatshëm për të zhvilluar aktivitetin e tyre.

 

Fjala e kryetarit të shoqatës detare "Adrijon", Aleksandër Gjermeni

Shoqata duhet te kete nje zyre jashte teritorit te Portit, qe te jete e pershtateshme dhe funksionale per te zhvilluar aktivitetin e saj. Mundesisht te kete edhe nje salle per vendosjen e ekzpozites se saj.

Shoqata duhet te kete mbeshtetjen e pushtetit lokal dhe atij qendror per zgjidhjen e problemeve qe shqetesojne kete shoqate, veçanerisht ne drejtim te paisjes me kompjuter dhe linje internet dhe te financimit te aktiviteteve qe kerkon te zhvilloje. Mbeshtetja financiare duhet te sigurohet edhe nepermjet kontakteve me biznesin vendas.

Shoqata i kerkon qeverise qe te hartoje nje projektligj (nepermjet ministrise se linjes) per Statusin e Detarit, ashtu si shume profesione te tjera qe e kane perfituar kete status, i cili duhet te parashikoje lehtesira per detaret lidhur me moshen e daljes ne pension dhe masen e pensionit. E kerkojme kete per faktin se puna e detarit nuk eshte vleresuar aspak, madje nuk permendet fare dhe as ekziston ne axhenden e punes se qeverise, sikur te mos kete detare ne kete vend. Profesioni i Detarit eshte nje nga profesionet me te veshtira qe ekziston, pasi perveç vuajtjeve fizike qe te shkakton deti dhe te rreziqeve qe mbart vete deti, ata jetojne gjithe kohes te rrethuar nga metali dhe uji/lageshtira brenda nje siperfaqe te vogel te anijes gje qe ndikon per keq ne shendetin e tyre, detaret jane vazhdimisht larg vendit te tyre per kohe relativisht te gjate, larg familjeve dhe te afermve te tyre, larg gezimeve dhe hidherimeve qe u ndodhin ne familje apo tek te afermit ose ne shoqeri, te cilat jane pjese e jetes se njeriut. Por, duke mos i jetuar keto ngjarje, ndryshe nga profesionet e tjera, per detaret thuhet qe “jeta e kaluar ne det eshte jete e humbur” dhe se “anija eshte nje burg levizes”.  Pare ne kete prizem kuptohet shkalla e veshtiresise e punes se detarit prandaj ne kerkojme qe qeveria te tregoje me shume interes dhe ta ktheje vemendjen nga detaret. Ne jemi te gatshem qe te marrim pjese ne hartimin e projektligjit per statusin e detarit, me perfaqesuesit tane, si dhe pas hartimit te tij ta shtrojme per diskutim ne mbledhjen e antarsise dhe ta pasurojme ate me verejtjet dhe sugjerimet tona.

Qeveria te rrise menjehere masen e pensionit te detareve, pa pritur miratimin e statusit te detarit, ashtu siç ka rritur dhe po rrit pensionet e ushtarakeve, minatoreve, naftetareve etj,  pasi pensioni i detareve eshte nga me te ultet e te gjitha profesioneve te tjera. Minimalisht kerkojme qe pensioni i detareve te barazohet me ato te minatoreve. Deri ne rritjen faktike te pensioneve te detareve Bashkia e qytetit te mos vjele taksat vendore ose ti lehtesoje ato per familjet e detareve.

Shpresojme qe zeri yne dhe kerkesat tona do te percillen ne organet e pushtetit lokal, ne Qeveri dhe Parlament ne menyre qe te gjejne zgjidhjen e duhur dhe te drejte.