RUSI, 14 shkurt 2013– Dy çifte të porsamartuarish nga qarku i Murmanskut (zona përtej rrethit polar e Rusisë) ishin të parët që organizuan dasmën e tyre në Ditën e të dashuruarve në Pallatin e Akullit të ceremonive martesore, i cili është ndërtuar në "Fshatin e dëborës" në Hibini. Ky fshat u hap në dhjetor në afërsi të qytetit të Kirovskut dhe hyri në Librin e Rekordeve ruse si kompleksi më i madh i ndërtimit prej dëbore.
“Fshati i dëborës” ndërtohet rishtas çdo dimër gjatë disa viteve me radhë. Këtë vit organizatorët vendosën t’ia kushtonin ndërtimin e fshatit Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi.