Skrimtari i madh Ismail Kadare, në një intervistë ekskluzive për “Studio e hapur” në News 24, tregoi se kishte shijuar verën e kaluar në Atdhe.
Por kur u pyet nëse ishte i gatshëm të braktiste Parisin për të jetuar përgjithmonë në Tiranë, ai u përgjigj se këtë gjë nuk e kishte menduar asnjëherë.
-Jeni në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri, a ju ka shijuar vera këtu?
Po.
-Vazhdoni ta ndani jetën mes Tiranës e Parisit?
Po, vazhdoj të njëjtin rrugëtim, pa qenë këmbëngulës në këtë, por natyrshëm.
-Cila kohë ju shijon më shumë, ajo e Tiranës apo e Parisit?
Të dyja kanë të veten. Përgjigja ime duket si konformizëm, por nuk di si ta them, varet nga viti.
-E keni menduar ta lini Parisin, për t’u kthyer përfundimisht në Tiranë?
Atë përfundimisht mundohem ta heq nga fjalori im se përfundimisht përkon me fundin e jetës…
-Jo, ideja ishte për t’u kthyer e për të jetuar në Tiranë.
Nuk e mendoj.