Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruar shtetaisn Edmond Omerin, i cili u kap në kuadër të operacionit "Rruga e Gabuar" ku u arrestuan 32 persona.

Omeri u vu në pranga mbi bazën e përgjimeve telefonike për emigrantët ilegal drejt SHBA dhe BE, por nga verifikimi i bërë në gjykatë dhe me akt ekspertimi mjeko-ligjor rezulton se 52-vjeçari është memec.

Prokuroria e akuzonte 52-vjeçarin, Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantët. Për masën ndaj tij, Prokuroria paraqiti si provë përgjime telefonike me pretendimin se ishte zëri i Edmond Omerit.