Një 79-vjeçar në Mat ka humbur jetën nga asfiksia. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pujkë, ku shtetasi H. K., banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur një banesë e tij ku nuk jetonte njeri.

H. K., në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë banorët e qarkut që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përrreth.