Një histori të rrallë ka trajtuar emisioni “Stop” mbrëmjen e djeshme. Bëhet fjalë për djalin e ri nga Peshkopia, Esmerald Qorollari.

Nuk dihet se për çfarë arsye në regjistrin e gjendjes civile ai figuron e seksit femër me emrin Esmaralda Qorollari.

Gjendja Civile nuk pranon ta ndërrojë gjininë e tij ndonëse e pranojnë që ai është mashkull.

Për këtë i kërkojnë një sërë procedurash dhe sërish nuk e bëjnë korrigjimin. E fundit që i mbetet është të hapë një proces gjyqësor, për të rifituar “burrërinë” e tij. /TvKlan