Kanë ndihmuar një 45-vjeçar nga Shijaku, të kthyer nga pala italiane, por kanë përfunduar vetë të shpallur në kërkim.

Kështu e kanë pësuar shtetasit R.I. dhe E.I., vjeç50 e 44, banues ne Itali.

“Këta dy shtetas, në datë 11.06.2017, në dalje të Portit Durrës, kanë ndihmuar për te kaluar kufirin shtetëror ne mënyre të paligjshme shtetasin e kthyer inad (person me probleme në një nga vendet e hapësirës Shengen) nga pala italiane A.K, vjeç 45 banues ne Shijak” njofton policia e Durrësit.

Policia ka nisur punën për kapjen e dy shtetasve të sipër përmenduar, të cilët akuzohen për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.