Ushtria e Serbisë e ka nisur armatimin e rëndë në kufi me Kosovën në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Portali "Zeri.info" ka siguruar një video, ku shihen tanket serbe duke shkuar nga Presheva në drejtim të pikës kufitare në fshatin Muqibabë në kufi me Gjilanin.
Nuk dihet nëse është ndonjë stërvitje ushtarake apo masë nga Beogradi në prag të 10-vjetorit të pavarësisë.
Ndërkaq Presheva Jonë raporton se sot në qendër të qytetit të Preshevës, para komunës janë parë forca të mëdha serbe. “Sot të rinjve dhe të rejave në Presheve ju ngrinë lulet në dorë kur panë tanket serbe në mes qytetit në kohën kur fëmijët shkonin në shkolla përballë artilerisë së rëndë ushtarake serbe”, raporton Presheva Jonë.