Svastika apo siç njihet ndryshe kryqi nazist është shfaqur në shumë rrugë kryesore në Durrës dhe në zonën e plazhit. Me bojë të kuqe apo të zezë, svastika shfaqet sidomos në qepenë dyqanesh apo kabina elektrike.

Simboli nazist shfaqet pikërisht në këtë periudhë, kur qyteti bregdetar kujtoi më 14 nëntor 77-vjetorin e çlirimit, ndërsa po përgatitet për festat e nëntorit, që përkojnë me pavarësinë dhe çlirimin e vendit.

Për të moshuarit e Durrësit, shfaqja e kryqit të thyer është shqetësuese, ndërsa mendojnë se ato mund të jenë bërë nga të rinj që nuk e njohin saktë çfarë nënkupton një simbol i tillë, sidomos për moshën e thyer, që i ka ende në kujtesë ato vite të Luftës së Dytë Botërore.

Të moshuarit kërkojnë që strukturat shtetërore të jenë më të vëmendshme dhe më reaguese në raste të tilla.  

Kuptimi i Svastikës

Shumë prej jush e njohin këtë simbol si kryqin nazist. Ai u bë i famshëm nga Adolf Hitler, i cili e përdori atë si logon e partisë së tij.

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, ky simbol u kthye në një nga më të urryerit në botë, për shkak të gjenocidi që kishte shkaktuar Partia Naziste e drejtuar nga Hitleri.

Në fakt, simboli në fjalë i ka rrënjët mijëra vite përpara se të zbulohej nga Hitleri. Ai njihet me emrin “Swastika” dhe simbolizon paqe dhe prosperitet.

Një tjetër fakt interesant është se “Swastika” është një nga simbolet më të përhapura në Tokë.

Adolf Hitler e kopjoi këtë simbol, duke e zhvendosur me disa gradë dhe e shndërroi në kryqin e nazistëve.

Në të vërtetë, ky simbol përcjell  pozitivitet. Mendohet se ai është marrë nga fiset kultura Hindu.