Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, në prag të largimit nga vendi ynë, ka dhënë sot një mesazh të fortë për demokracinë, se është shpesh e mbushur me konflikte dhe polemika por në fund garanton liritë.
Në ditën ndërkombëtare të demokracisë, Donald Lu shkruan në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në “Facebook”, se demokracia i bashkon të gjithë, amerikanë dhe shqiptarë.
“Sot është #DitaNdërkombëtareEDemokracisë. Çfarë do të thotë demokraci për ju?
Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsiderojmë kaq të vyera”, thuhet në mesazhin e Lu.





