Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi akuzohen se kanë kryer një sërë grabitjesh në banesat e ndryshme italiane. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i shqiptarëve u bë pasditen e së shtunës dhe policia dyshon se dy shqiptarët ishin të specializuar në kryerjen e veprimtarisë së vjedhjeve, ndërkohë që ata kishin bastisur dhjetra shtëpi në qytete të ndryshme.
Aksioni u krye një ditë më pare në një zonë banimi të San Fermo della Battaglia ndërkohë që policia italiane kishte vënë re një makinë të dyshuar Jeep Grand Cherokee, e cila bënte lëvizje të çuditshme, nga ku është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorëve. Mësohet se shqiptarët jetonin në Giussano, në provincën e Monza dhe Brianza dhe u arrestuan një ditë më parë nga policia e Comos e cila u gjeti një sasi bizhuterish argjendi në San Fermo della Battaglia.





