Itali, 7 qershor 2014 – Karabinieria e qytetit të Piaçencës i vuri hekurat një grupi kriminal shqiptar të mbiquajtur “Profesionistët e krimit”. Ata kishin kryer një sërë grabitjesh me dhunë në Piacenca dhe rrethinat.
Grabitjen e fundit e kryen në 24 mars 2014, kur grabitën me armë 10 000 euro në shtëpinë e një inxhinieri pensionist. Banda para se të bënte grabitjen e rradhës, i studionte me kujdes viktimat, mënyrën e tyre të sjelljes, banesën e tyre, sistemet e alarmit etj.
Banda po përgatitej të bënte një rrëmbim personi me qëllim vënie “gjobe”, para se të arrestohej nga karabinieria. Në pranga ranë: Kristal Basha, 31 vjeç; Martin Paluca, 40 vjeç (në foto) dhe Elton Memeci, 31 vjeç.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





