Itali, 21 qershor 2014 – Karabinierët e qytezës së Taljakocës (Tagliacozza) në Rajonin e Abrucos arrestuan 3 shqiptarë për vjedhje dhe shpërndarje droge. Të arrestuarit janë vëllezërit Aldo dhe Igli Boja, 26 vjeç dhe Nikolin Çupi, 23 vjeç (ne foton poshte). Të arrestuarit u dërguan në burgun e Avecanos (Avezzano).
Gjatë kontrollit në banesat e tre të arrestuarve u gjetën 7 doza kokaine si edhe sende me vlerë të vjedhura në banesa e vila të ndryshme. Ndër sendet e vjedhura kishte orë markash të shtrenjta, celularë, objekte floriri dhe argjendi, aparatura elektronike si Nintendo, PSP, laptop, monitor kompjuteri etj. si edhe një kamë prodhim special për forcat ajrore italiane. Karabinierët kanë arritur të gjejnë disa nga pronarët e këtyre objekteve duke ua kthyer atyre sendet e vjedhura.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





