12 tetor 2013- Qëllojnë me armë zjarri mbi rojen dhe vjedhin 350 litra naftë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në zonën naftëmbajtëse në Marinëz Fier, ndërsa sot është bërë i mundur arrestim i i pesë të rinjve të dyshuar të ngjarjes.Të arrestuar janë shtetasit Vilson Plaka, 28 vjeç, Dorjan Biçaku, 21 vjeç, Emiljano Biçaku, 19 vjeç dhe Marjus Metaj, 25 vjeç, banues në Kuman Fier, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Sefedin Shehaj. Policia është vënë menjëherë në aksion marrjes së informacionit, duke mundur të vërë në pranga dhe identifikojë vetëm një ditë më pas autorët.Gjithashtu forcat e policisë kanë mundur të gjejnë edhe mjetin tip audi pa targa me të cilin ishin larguar menjëherë pas ngjarjes, por që më pas i kishin vënë flakën për të humbur gjurmët.





