25 maj 2015 – Tetë biznesmenë janë arrestuar në flagrancë, 4 persona janë shpallur në kërkim, ndërsa dy të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
Në një njoftim për shtyp të policisë, thuhet se Policia e Shtetit dhe OSHEE-ja janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë pa përjashtim, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/