Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë".

Policia e Gjirokastrës ka prangosur adoleshentin N.K, 16 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ai akuzohet se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse shtetasit A.D., 45 vjeç dhe Xh. D, 17 vjeç, banues në Gjirokastër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vrasje e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76-22 i Kodit Penal.