Vazhdojnë ngarkesat me drogë në kufirin greko-shqiptar.
Operacion i policise greke pranë Kozanit. Ndalohet një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër me Shqiperinë.
Brenda mjetit 3 çanta me 40 pako që përmbanin 42 kg 710 gram marijuanë.
Në pranga drejtuesi i mjetit 22 vjeç dhe pasagjerja 23 vjeçe, të dy shtetas greke.
U sekuestruan dhe 2 celularë dhe 2 karta SIM.
Prej fillimit të vitit në zona të ndryshme të Greqisë, janë sekuestruar rreth 957 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.





