Itali, 30 shtator 2014 – Policia e Peruxhas të djelën në darkë ndaloi një makinë tip Hundai Santa Fe të drejtuar nga një italiane, 30 vjecare. Në makinë ishte edhe një shqiptar, 34 vjecar dhe tuniziani Mohamed Hesi, 36 vjec. Pasagjerët e makinës nuk pranuan t’i bindeshin urdhërit të policisë për të dalë nga makina për kontrol. Policia pasi theu xhamat e makinës i nxorri me forcë dhe kontrolloi me imtësi makinën.

 Gjatë kontrollit u gjetën 250 gramë heroinë e pastër. Treshja e kishte blerë drogën në Napoli dhe do ta shiste në zonën e Peruxhias. Vlera e shitjes me pakicë të heroinës shkon deri në 50 000 euro. Policët gjetën në makinë edhe një revolver lodër, që ngjante si armë e vërtetë.

/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/