LEZHE, 22 shkurt 2013- Një person i shumëkërkuar për grabitje është vënë në pranga sot nga Policia e Lezhës. Kjo e fundit njoftoi se ka arrestuar një person shumë të kërkuar për grabitje.

Shtetasi Gjergj Marku, 36 vjeç, sipas policisë akuzohet për grabitje me armë, vepër për të cilën Gjykata kishte dhënë masën “arrest me burg”.

 

Nga burime pranë Drejtorisë së Policisë së Lezhës është mësuar se gjatë arrestimit i shumëkërkuari nuk ka bërë rezistencë.