ROCCA CENCIA, 23 mars 2013- Sekuestrohet më shumë se 10 kg drogë nga policia në Rocca Cencia. 

Pranga shqiptarit 42-vjeçar i cili ka përgatitur marihuanë në dhomën ku ai ka punuar me baltë.

Të dhënat çojnë në dyshime për aktivitetet komerciale që kanë të bëjnë me zgjerimin dhe specializimin, të cilat marrin rolin e një aktiviteti të njohur në hetim si " politraffico ". Kjo është prirje e re e gjeneruar nga nevoja për një përshtatje graduale të një tregu të ndryshim e cila gjithashtu ndikon në disa zona të kryeqytetit të Italisë. Gjithnjë e më shpesh policia është përballur me shitësit e drogës, të cilët nuk preferojnë të përqendrohen më në një substancë, por tu përshtaten kërkesave të klientëve të tyre.     

Ky është rasti i një shqiptari 42 vjeç, i cili u kap nga agjentët e Komisariatit në Trevi me mbi 10 kg drogë. Hetuesit, të udhëhequr nga dr. Lorenzo Suraci, ranë në gjurmët e shqiptarit, pasi tek ai shkonin konsumatorë droge të ndryshëm dhe ai mbante marrëdhënie të shpeshta me ta për biznes. Dje në mëngjes forcat e policisë hynë brenda banesës së tij në rrugën Onifai, në rrethin e Rocca Cencia në VIII Municipio, policia kapi rreth 7 kg marihuanë, rritur dhe prodhuar në Shqipëri, 3 kg hashash të ndarë në 30 pako dhe rreth gjysmë kilogrami kokainë.

Shtëpia e tij përdorej si një laborator për prodhimin dhe paketimin e drogës duke e prerë dhe ndarë atë në pako për shitje me pakicë. Hetuesit kanë sekuestruar, përveç sasisë së madhe të drogës edhe materiale të përdorura për të punuar dhe presuar më shumë se 1 kilogram të substancës në forma, një makinë presimi artizanale për paketimine tyre, mjete të ndryshme elektronike dhe rrota cellofoni. Policia tani ka përqëndruar vëmendjen e saj në një numër shënimesh të shkruara me dorë në të cilën janë listuar emrat dhe numrat që janë përdorur ndoshta nga të rinjtë për të qenë në kontaktme trgtarin, gjithashtu dhe katër telefona celularë.

LOGO e paketimit – Aktiviteti i 42-vjeçarit tregtar, sipas hetuesve do të fokusohet nëpërmjet një roli të dyfishtë të shitjes me pakicë dhe shumicë. Hetimi vazhdon, pra për të krijuar ndonjë lidhje me organizatat kriminale dhe të Evropës Lindore që kanë lidhje me drogën. Substancat janë në fakt të mbështjella me pako që mbanin shkronjën e parë "P",  të fjalës “POÇAR”.