ELBASAN, 21 mars 2013- Policia e Elbasanit ka sekuestruar rreth 8 kg heroinë, ndërsa ka arrestuar edhe një prej trafikantëve të drogës.
Burime nga policia bëjnë me dije se përmes përdorimit të metodave speciale të përgjimit është arrestuar shtetasi Abdyl Musagaj banues në lagjen Syrja Dylgjeri, i cili në bashkëpunim edhe me persona të tjerë merreshin me trafikun e drogës.
Sipas policisë, priten edhe arrestime të tjera pasi po punohet edhe për zbulimin e anëtarëve të tjerë të trafikut të drogës.
Uniformat blu të Elbasanit theksojnë se dyshohet se trafikimi i drogës bëhej me shtetin fqinj të Maqedonisë.





