Një shtetas shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar nga policia greke.
Mediat e shtetit fqinj bëjnë me dije se një biznesmen grek 42- vjeçar e ka ‘përdorur’ shqiptarin për të shantazhuar e kërcënuar me jetë konkurrentin e tij.
Shqiptari i ka atij kërkuar 5 000 euro, para të cilat do të jepeshin për një makinë të shitur më herët dhe ka qenë dita e enjte afati i fundit, që ai i kishte vendosur biznesmenit tjetër grek.
Shqiptari shkoi në dyqanin e tij, për të marrë pagesën, por aty e ka pritur policia dhe i ka vendosur prangat.





