Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Napoli të Italisë. Sipas mediave të shtetit fqinj, Sami Bodini, 52 vjeç, së bashku me në italian, një rumun dhe një shtetas nga Liberia kishin mbjellë një tokë prej 6000 metra katrorë me marijuanë.

Gjatë operacionit policia ka gjetur 500 bimë të tjera rreth 3-4 metra, ndërsa brenda fermës janë gjetur edhe shumë rrënjë që ishin lënë për tharje.

Aksioni vazhdoi edhe më tej dhe në depot e fermës policia gjeti 255 mijë euro si dhe disa armë. Të katër të arrestuarit akuzohen për kultivimin e drogës.