Teksa pritet që sot trupi gjykues të marrë një vendim për fatin e projektit “Veliera”, seanca ka nisur me rreth 2 orë e gjysmë vonesë.
Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi gjyqtari Ergys Gashi ka nxjerrë nga salla e gjyqit gazetarët.
Gashi nuk ka lejuar median të jetë e pranishme duke u thënë gazetarëve të dalin jashtë nga salla e gjyqit.
Sot pritet të jepet vendimi për projektin “Veliera” i cili mbahet 'peng' prej 4 shkurtit të vitit 2017.





