15 nëntor 2013 – Ndërsa pritet që qeveria shqiptare të bëjë publik vendimin e saj nëse ka pranuar apo jo të marrë përsipër shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, protesta e qytetarëve ka arritur kulmin mëngjesin e sotëm, në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Protestuesve që kanë qëndruar në bulevardin para Kryeministrisë gjatë gjithë natës, iu bashkuan në mëngjes grupe qytetarësh, studentësh, nxënësish dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, të cilët po protestojnë kundër shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në territorin shqiptar. Shumica e qytetarëve u organizuan përmes rrjeteve sociale, si "Facebook" e "Twitter". Mësohet se të gjitha gjimnazet e nuk nuk kane zhvilluar mësim gjatë ditës së sotme, dhe i jane bashkuar protestes.
Në Bulevardin përpara kryeministrisë i janë bashkuar protestës edhe pjesëtarë të Komunitetit Mysliman. Organizatorët e protestës thonë se sot në sheshin kryesor para kryeministrisë pritet të mblidhen rreth 40 mijë persona.
“Jemi këtu për të pritur një jo. Në Shqipëri nuk duhet të futet asnjë gram sarin apo helme të tjera”,- deklaroi një ndër organizatorët e protestës.
Protesta jane zhvilluar sot ne Elbasan, Korçë, Durrës, Sarandë, Vlorë, Lezhë, Kukës, Shkodër, Gjirokastër, Krujë, Pogradec, Ersekë, Peshkopi dhe Berat.
Protestuesit jane ne pritje te pergjigjes se Rames dhe te gjithe shpresojne per nje "Jo" nga ana e tij.
Protesta ne Durrës
Në Durrës, qytetarët kanë bllokuar hyrjen e portit, në shenjë proteste ndaj asgjësimit të armëve kimike në vendin tonë. Të pranishm në Portin e Durrësit janë forcat e sigurisë së portit, dhe forcat e rendit. Disa prej protestuesve kanë marshuar rrugëve të qytetit, duke mbërritur përpara Bashkisë së Durrësit, me parrulla ne duar ku shkruheshin:
S’duam armë kimike!” dhe “Na lini të jetojmë!”
Protestuesit jane grumbulluar para portit, duke theksuar se nuk do te lejojne te kaloje asnje ngarkese me arme kime, sikur qeveria te mos marre parasysh zerin e qytetareve.





