Bajram Begaj, i cili pritet të votohet sot si President i Republikës ka mbërritur në ambiente te Parlamentit.

Begaj ndodhej në një makinë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kujtojmë që ai ishte Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, por pasi u propozua nga Kryesia e Kuvendit dha dorëheqjen.

Edhe Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për lirimin e Begajt në këtë detyrë, duke i hapur rrugë votimit në Kuvend për Kreun e Shtetit.