Tek vendi “Tuma e Leskovecit” në Veri të Prizrenit po vendosen tre shkronja emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ky obelisk, më i gjati në Kosovë pritet të përurohet me datën 12 qershor, me rastin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit.
Obelisku është propozuar nga ish komandantët e UÇK-së në zonën e Vërrinit, Zafir Berisha, Xhemshit Krasniqi, Naser Berisha e të tjerë, dhe ndodhet në një vend ku mund të shihet nga shumë drejtime.