Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë.
Një grua është paraqitur në spitalin e Korçës ku ka kërkuar ndihmën e mjekëve pasi kishte djegie të shumta në trup.
Policia e Korçës ka dyshime se ka qenë bashkëshorti i saj ai e ka lyer me lëndë djegëse dhe me pas i ka vënë flakën bashkëshortes, kjo referuar edhe deklaratës së saj paraprake para tyre.
Burime policore bëjnë me dije se çifti ishte në proces divorci ndërkohë që blutë e Korçës janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar pasi pas ngjarjes ai është larguar nga banesa.
Bëhet fjalë për Bledar Trëndafilin dhe Melisa Trëndafilin.
Gruaja ka gradë të lartë të djegies në trup ndaj dhe për këtë pritet të niset drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.
“Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 2, Korçë, në rrugë, shtetasi B. T., 45 vjeç, ka tentuar të djegë me lëndë djegëse benzinë bashkëshorten,( në proces divorci dhe aktualisht jetojnë të ndarë), shtetasen M. T., 31 vjeçe.
Shtetasi B.T, pasi i ka hedhur lëndën djegëse në trup shtetases M.T dhe e ka ndezur është larguar me shpejtësi.
Si pasojë shtetasja M. T., ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të 45 vjeçarit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.” – njofton policia.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.