Theo Hernandez ka përfunduar në qendër të kritikave, pas eliminimit të Milanit nga Champions League. Mbrojtësi francez u ndëshkua me karton të kuq ndaj Feyenoord, duke i dhënë mundësinë holandezëve të barazonin shifrat dhe të kalonin më tej.
Kritikat ndaj futbollistit kanë qenë të shumta, ndërsa përflitet edhe për një largim nga Milani. Këtë të Mërkurë, Theo Hernandez, i kërkoi falje të gjithë lojtarëve në stërvitje dhe më pas me një postim publik, i kërkoi falje edhe tifozëve, duke e konsideruar situatën si një zhgënjim të jashtëzakonshëm.
“Futbolli është i paparashikueshëm, na ofron gëzime të mëdha, por edhe momente të dhimbshme. Sot ndjej një zhgënjim të jashtëzakonshëm. I kërkoj falje shokëve të skuadrës që u lashë me 10 lojtarë në fushë. Kërkoj falje edhe tifozëve që na mbështesin gjithmonë. Ky klub është një familje dhe do të ringrihemi së bashku. Të ringrihemi së bashku, duke filluar nga unë. Forca Milan”, shkruan mbrojtësi.