Një person në Durrës ka humbur jetën teksa transportohej për në spital.
Mësohet se viktima, shtetasi S.P., është gjetur nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës në rrugë pa ndjenja.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 16.03.2021, në orën 11:50, në lagjen nr. 16, Durrës, nga punonjësit e urgjencës së Spitalit Rajonal Durrës është marrë në rrugë, pa ndjenja, shtetasi S. P., rreth 68 vjeç, i cili gjatë transportimit për në spital ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





