Në Rrugën e Kombit ka nisur rindërtimi i kabinave të kompanisë koncensionare, për mbledhjen e tarifës së vendosur nga qeveria. Por derisa ato të jenë gati, do të duhet të paktën një periudhë 60 ditore. Kështu është shprehur sot ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri.
"Nuk po paguhet se u shkatërrua ajo pjesë. Do ringrihet do kohën e saj. Mbase do të dojë një periudhë 60 ditore minimalisht", tha Gjiknuri.
Dhënia me koncesion e Rrugës së Kombit cilësohet sipas qeverisë e vetmja mundësi për ta përfunduar dhe për ta mirëmbajtur pasi buxheti i shteti nuk ka mundësi të mbulojë kostot.





