Rusia njoftoi sot se kishte regjistruar më shumë se 10 000 të vdekur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, një bilanc që mbetet më i ulët se ai i vendeve të tjera të prekura më së shumti nga koronavirusi.

“Numri i personave të vdekur nga COVID-19 arriti në 10 027, pas 167 viktimave të njoftuara 24 orët e fundit”, njoftoi qeveria në faqen e saj të internetit.

Rusia konfirmoi 674 515 raste me COVID-19, bilanci i tretë më i lartë në botë, sipas “Worldometers“.

Megjithatë, numri i ulët i të vdekurve në raport me rastet e infektuara, në krahasim me vendet e tjera, ngre pikëpyetje për bilancin e ulët të viktimave.

Autoritetet ruse e justifikojnë këtë fakt se virusi është shfaqur më vonë në Rusi dhe vendi ka pasur kohë të përgatisë spitalet dhe të zhvillojë një politikë masive depistimi.