Një drejtues mjeti e ka pësuar nga policia, pasi ka tentuar që të korruptojë një efektiv për t’i shpëtuar gjobës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin me drejtues shtetasin me inicialet F. M., 58 vjeç, pasi ka vazhduar lëvizjen gjatë kohës që semafori e ndalonte.

NJOFTIMI I POLICISË
Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Shkon në 70 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.
Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë ndaluar në bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetin me drejtues shtetasin F. M., 58 vjeç, pasi ka vazhduar lëvizjen gjatë kohës që semafori e ndalonte. Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesi i automjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.