Kandidati i PD-së për bashkinë e Durrësit Luan Hoti, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës:
“Në shërbim të qytetarëve.Bashkë për Durrësin!”
Luan Hoti ka lindur dhe është rritur në Durrës dhe është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. I diplomuar në Universitetin e Tiranës për juridik, ai ka mbajtur prej 5 vitesh përgjegjësitë e ndihmës gjyqtarit dhe prej 10 vitesh ka drejtuar Zyrën Përmbarimore në Durrës. Më pas, ka vazhduar si sipërmarrës në drejtimin e zyrës “Hoti Bailiff Service”.
Hoti ka kontribuar prej vitesh si kryetar i Grupseksionit Nr.1, sekretar i Degës së PD-së në Durrës dhe së fundmi edhe kryetar i saj.