Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 20 mijë doza të vaksinës AstraZeneca.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale thotë se janë mbështetje nga qeveria e Kroacisë.

Në total në vendin tonë deri tani kanë mbërritur 1,699,410 vaksina anti-COVID.

“20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate.

Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit anticovid”, shkruan Manastirliu.

Ministria i bën apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen me qëllim mbrojtjen edhe nga variantet e reja të Covid.