Deputeti i PD-së, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit foli për situatën e fshatrave në Shqipëri. Sula tha se shteti në 7 vite nuk ka rregulluar as edhe një gropë rruge.

“Ne si opozitë nuk jemi kundër investimit që do të realizohet në sektorët e bujqësisë, por duhet të kemi parasysh se këto 20 mln euro që marrim borxh, shuma deri më tani është 200 milionë euro shto vitin e kaluar 500 mln euro, i bie 700 mln euro për 1 vit e 4 muaj.

Është e rëndësishme të investohet në zonat rurale, por unë do i them gjërat me prova.

Shihni këtu, kjo është një rrugë është një gropë e hapur që është kthyer në një vend plehrash. 7 vite të mos rregullosh një gropë, të mos investosh asgjë, ca t’ju them? ‘Do e bëjmë sot, do e bëjmë nëse’. Pse nuk e bëni? Nuk doni.

Në fshatin Trash jeton një familje, që nuk ka marrë kompensim. Mund të jetohet këtu? Flas për fshatrat që janë buzë rrugës. Këto janë shtëpitë e shembura nga tërmeti që s’kanë përfituar ndihmë.

Fshati më i largët i Peqinit është në kufi në Elbasan, dhe ai rrezikon të mos mbetet më asnjë njeri. Janë 400 banorë, mes tyre një fëmijë. Fshatrat janë në gjendje të vështirë. Deri në vitin 2015 kishte lëvizje, por kur u shkatërruan komunat, s’ka më lëvizje. I bëj thirrje mazhorancës që të kthejë sytë nga fshati.

19% e ka BB raportin, nuk e them unë, se po të ishte kështu do thonit se shpifim. Por raportet e BB janë serioze. Më jepni një raport ndërkombëtar që të adresojë pozitivisht Shqipërinë. Jemi në ditën më të keqe, nuk jemi kundër rritjes së pagave. Por po e bëni tani në prag të zgjedhjeve. Është e garantuar që 14 maji do jetë një ditë reflektimi”, tha Sula.