Një shqiptar është arrestuar nga policia britanike, pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike.
Mediat atje shkruajnë se bëhet fjalë për Aldjon Musollari i cili kishte shndërruar një ish-zyre postare në një laborator të sofistikuar 100,000 paund për rritje droge.
Muret e shtëpisë ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për rritje, transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ushqimi dhe ujitjeje hidroponik të lidhur në banjën e katit të sipërm.
Ata që ngritën fermën kishin hapur gjithashtu një vrimë në tavan dhe kishin vendosur një shkallë që lejonte aksesin e lehtë nga dhomat e tjera të shtëpisë.
Shqiptari raportohet se kur u ndalua nga policia u shpreh: “Unë nuk flas anglisht. Shqip”, mësohet të jetë shprehur para policëve, shqiptari





