Bie në pranga një shqiptar në Itali. Sipas medieve italiane, shqiptari 45-vjeçar, i cili kishte shkuar ilegalisht në Itali, ka tentuar që të arratiset nga banesa, në Caserta, me të brendshme gjatë momentit të arrestimit.

Mësohet se në momentin e arrestimit ai ndodhej në banesë me një ukrainase dhe doli në ballkon duke tentuar të zbresë me litar, vetëm me të mbathura dhe kanotiere.

45-vjeçari ishte me precedentë penalë më herët në fushën e krimeve ndaj pronës. Ai u depërtua për në Shqipëri, për shkelje të ligjit të emigracionit. Ai u vu në dispozicion të gjykatës vendore, për një gjykim të shpejtë.