Harron të birin në shkollë për orë me rradhë, ndërsa ishte në shtrat me të dashurin. Ngjarja është regjistruar në një qytet italian.

Karabinierët janë njoftuar nga drejtoria e shkollës, në Siena, pasi prej kohësh ata po tentonin të viheshin në kontakt me nënën e djalit, por më kot.

Rreth orës 19.30, zjarrfikësit tentuan të futeshin në shtëpi, duke menduar më të keqen.

Por ajo që gjetën, i la pa fjalë.

Nëna e 9-vjeçarit ndodhej në shtrat me të dashurin dhe asnjëri prej tyre nuk kishte menduar për të miturin që kishte pritur për orë me rradhë të vinin ta merrnin.

Nëna e vogëlushit po hetohet tashmë për braktisje të miturish.