RUSI – Në qytetin e Siberisë, Omsk, për herë të dytë brenda një jave ka rënë borë e zezë. Reshjet e para me ngjyrë gri të errët u vunë re ditën e mërkurë, më 12 dhjetor.

Sipas të dhënave paraprake, reshjet nuk janë të dëmshme për shëndetin, megjithatë ekspertët thonë se mund të shprehen me bindje për këtë vetëm pas disa ditësh kur të jenë gati rezultatet e analizës laboratorike të substancës.

Nuk përjashtohet fakti që përgjegjëse për emetimin e këtyre substancave të jenë ndërmarrjet kimike lokale. Gjatë verës në Omsk ranë gjithashtu reshje të pazakonta, në formën e një pluhuri të bardhë. Ai rezultoi të ishte katalizatori i përdorur në rafinerinë e naftës "Gazproneft-ONPZ".