Pas shkëputjes së verës, pritet që të rinisë sërish procesi i vettingut. Komisioni i Pavarur i Kulifikimit do të mblidhet më 6 shtator për të kaluar në sitë pasurinë e gjyqtarëve apo prokurorëve të tjerë.
Në njoftimin e shpërndarë nga KPK-ja, thuhet se seanca e parë për këtë sezon do të nisë me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, Bujar Hotin.
Trupi gjykues i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici do të vlerësojnë jo vetëm të shkuarën e tij, pasurinë por edhe aftësitë profesionale.





