Ndeshja e javës së 27-të në Premier Ligën angleze mes Evertonit dhe Mançester Sitit përfundoi me fitoren e “qytetarëve” me rezultatin minimal 0-1, falë golit të Fill Foden në minutën e 82′.

Ajo që bëri xhiron e botës, ishte gjatë nxehmjes së dy skuadrave, ku dy lojtarët ukrainas Oleksandër Zinçenko i Mançester Sitit dhe Vitali Milenko i Evertonit përqafohen së bashku në një moment solidarizimi për popullin e tyre që aktualisht ndodhet në luftë me shtetin rus.

Një gjest emocionuers që këto pamje u bënë menjëherë virale.