Vendim historik mund të cilësohet ai i marrë nga gjykata në Spanjë, lidhur me çështjen e racizmit të shfaqur gjatë ndeshjes Valencia-Real Madrid, në Mestalla, luajtur në Maj 2023.Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte i prerë: denim për të tre personat që lëshuan kore raciste gjatë ndeshjes ndaj brazilianit të Real Madrid.

Ata janë dënuar me 12 muaj burgim (reduktuar në 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar) si dhe përjashtim përjetë nga të gjitha stadiumet, për shkeljen e artikullit 173.1 të Kodit Penal “Diskriminim për arsye racore”.

Një dënim historiik dhe shumë i fortë i dhënë nga gjykata spanjolle, i cili mund të jetë një precendent shumë i rëndësishëm, për t’u aplikuar në të ardhmen edhe nga shtete të tjera, në të cilat janë vënë re shpesh herë deklarata fyese dhe raciste nga tifozët dhe jo vetëm.