Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar sot në profilin e tij në Facebook një status, ku ka publikuar mesazhin që i ka dërguar një qytetar, bashkangjitur edhe një foto. Në foto shfaqet i cilësuari si Eskobari i Ballkanit, Klement Balili me kushërinjtë e tij, i cili sipas qytetarit ndodhet i fshehur në strofkullën e tij në Sarandë dhe vazhdon bizneset e drogës.
STATUSI
Në shtabin e Eskobarit të Ballkanit!
Qytetari dixhital dërgon:
Foton e fillimit të kësaj jave të Eskobarit të Ballkanit dhe lejtnantëve të tij në strofullën e tij në Sarandë, korrierit, pengut etj etj! sb
“Përshëndetje doktor, po ju dërgoj: Foton e kësaj jave nga strofulla e balilajve. Lutem anonimatin.
Këta në foto janë: në mes Kel Balili, djathtas Rigers Balili kryetari Bashkisë Delvine (nuk jam i sigurtë), majtas nuk ia di emrin por është korrier i Kelit. Tjetri në fund majtas është Denis Balili. Ky zakonisht rri peng tek blerësit e drogës deri në momentin kur transporti ka përfunduar. Metodë kjo kolumbiane për të garantuar siguri dhe besueshmeri tek blerësit. Lutem anonimatin”.





